Drejtori i Policisë jep detaje për personat që u gjobiten dje në Kosovë

  • A.P /
  • 04 October 2020 - 13:26
Drejtori i Policisë jep detaje për personat që u gjobiten dje në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djshme në vendin tonë janë shqiptuar 360 gjoba dhe 79 vërejtje ndaj atyre që nuk i respektuan masat antiCovid.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës çdo ditë monitorojnë në hapësirat publike sesa po respektohen masat e vendosura nga Qeveria kundër përhapjes së koronavirusit.

Bazuar në të dhënat zyrtare, ndaj qytetarëve që shkelin rregullat, çdo ditë shqiptohen qindra gjoba.

“Me datën 03.10.2020 nga ora 07:00 – 19:00 nga policia janë shqiptuar 360 gjoba sipas Ligjit të ri anti covid dhe janë dhënë 79 vërejtje ndaj qytetarëve e bizneseve”, tha Qalaj.

(Kosova Sot Online)