Infektohet me COVID-19 një nxënës në shkollën “Ismail Qemaili”, nxënësit e klasës shkojnë në izolim

  • E.K /
  • 05 October 2020 - 12:08
Infektohet me COVID-19 një nxënës në shkollën “Ismail Qemaili”, nxënësit e klasës shkojnë në izolim

Një nxënës ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në shkollë fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë.

Në njoftimin e shkollës, është bërë e ditur se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka testuar komplet klasën dhe mësimdhënësit dhe janë në pritje të rezultateve.

“Pas konfirmimit të një rasti me COVID -19, sot më datë 5 tetor 2020, nga IKSHPK-ja, eshtë bërë testimi i komplet klasës bashkë me mësimdhënësit.
Gjithashtu është bërë edhe dezinfektimi i hapësirave brenda shkollës.
Klasa janë dërguar në shtëpi në izolim deri në daljen e rezultateve nga IKSHPK-ja”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)