Historia zyrtare e Kosovës akoma nuk është shkruar

  • A.P /
  • 06 October 2020 - 20:48
Historia zyrtare e Kosovës akoma nuk është shkruar

Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur lufta ka marr fund. E po ashtu janë bërë gati 12 vjet prej ditës kur Kosova është shpallur shtet i pavarur.

Por, pavarësisht se ka kaluar gjithë kjo kohë Kosova ende nuk ka një histori zyrtare të shkruar.

Një projekt për të shkruar historinë e Kosovës, ka nisur tre vjet më parë.

E ky projekt duket se po shkon drejt fazës përfundimtare.

Vëllimi i parë, përmban mbi 600 faqe, ndërsa aty trajtohet historia e Kosovës që nga neoliti.

Aktualisht ky dokument ndodhet në redakturë.

Ndërsa, Instituti i Historisë planifikon që punën për këtë vepër ta mbyll në vitin 2021.

Ndërkohë, realizimi i këtij projekti po vlerësohet si i vonshëm nga sekretari shkencor në Institutin e Historisë, Gjon Berisha.

E për realizimin e këtij projekti janë angazhuar 70 studiues nga disa institucione në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

Derisa tri vëllimet e para kanë përfunduar, vëllimi i fundit ku flitet për luftën e fundit në Kosovë, po del të jetë më problematik.

Për ta shkruar historinë e Kosovës janë ndarë 200 mijë euro.

Me to të cilat përfshijnë faza e hulumtimit dhe është mundësuar që studiuesit të hulumtojnë në vende të ndryshme, ku janë siguruar 700 mijë dokumente të periudhave të ndryshme.

(Kosova Sot Online)