Irani shënon rekord të viktimave të koronavirusit për 24 orë

  • E.K /
  • 07 October 2020 - 15:55
Irani shënon rekord të viktimave të koronavirusit për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Iran u regjistruan 239 viktima të sëmundjes Covid-19, duke shënuar rekord të ri.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia e re në Republikën Islamike shkoi në 27.658, shkruan The Guardian.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, i tha televizionit shtetëror se përpos numrit rekord të viktimave, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 4.019 raste të reja të infektimeve.

Kështu, numri i përgjithshëm i iranianëve të infektuar me virusin SARS-CoV-2 shkoi në 483.844. Kjo shifër e bën Iranin shtetin më të prekur në Lindjen e Mesme dhe një ndër shtetet me më së shumti raste në botë.

(Kosova Sot Online)