
Lexoni edhe:
Milaim Zeka dhe Tome Gashi shahen live në emision: 'O ma hongsh ti mu… shko në tre p**** të nanës'
Zyra e BE’së në Kosovë njofton se Komisioneri i BE’së për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi nesër do ta vizitojë Kosovën.
Përmes një komunikate për media Zyra e BE’së njofton se Varhelyi do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe udhëheqësit e opozitës.
“Nesër, 8 tetor, në Kosovë vjen për vizitë Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim. Gjatë vizitës, Komisioneri do të takohet me Kryeministrin Hoti dhe anëtarët e Qeverisë së Kosovës, si dhe udhëheqësit e opozitës. Ai do të takohet edhe me Kryetaren e Kuvendit dhe do të mbajë një fjalim para Kuvendit”, thuhet në komunikatë.
(Kosova Sot Online)