
Lexoni edhe:
Lajmi i fundit: Tërmet në Prishtinë
Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 4.721 raste të reja të koronavirusit.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 320.478, shkruan The Guardian.
Lajmi i fundit: Tërmet në PrishtinëLexoni edhe:
Gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 15 viktima të reja.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.
(Kosova Sot Online)