Sejdiu: Agim Veliu nuk është dashur të shkarkohet, por LDK mezi priste të ndodhte kjo

  • A.P /
  • 13 October 2020 - 21:34
Sejdiu: Agim Veliu nuk është dashur të shkarkohet, por LDK mezi priste të ndodhte kjo

Ish-Presidenti i parë i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar shpërbërjen e koalicionit mes LDK’së dhe VV’së në mars të këtij viti.

LDK doli nga koalicioni qeverisës pas shkarkimit të Agim Veliut.

“Agim Veliu nuk është dashur të shkarkohet pa marrëveshje”, ka thënë ai.

“VV u ngut me shkarkimin, por në anën tjetër edhe LDK mezi priste që të ndodhte kjo që të bëhet si shkas për të dalë nga koalicioni”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)