Zemaj: Nuk do të lejojmë që disa biznese e individë të na kthejnë në situatën që kemi qenë

  • A.P /
  • 14 October 2020 - 15:32
Zemaj: Nuk do të lejojmë që disa biznese e individë të na kthejnë në situatën që kemi qenë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencën e mbajtur për media , tha se pas këtij suksesi që ka arritur Kosova me menaxhimin e pandemisë, nuk do të lejojnë që për shkak të disa bizneseve të kthehen në situatën e mëparshme.

Zemaj kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë t’i mbajnë maskat, distancën dhe higjienën personale.

“Nuk mund të lejojmë që pas të gjitha këtyre të arriturave të përbashkët, pas kësaj discipline dhe korrektësie të qytetarëve të Kosovës, punës së madhe të punëtorëve shëndetësor të kalojmë në një situatë tjetër e cila është e disfavorshme për neve.Ky takim do të shërbejë si sensibilizim, mobilizim i gjithë neve për menaxhimin e situatës me koronavirusin. Për asnjë moment nuk duhet të na rrëshqas nga kontrolli, për shkak të disa bizneseve, e individëve të ndryshëm”, tha Zemaj. 

(Kosova Sot Online)