
Lexoni edhe:
Si nuk pasur shpirt?! Njerka detyroi vajzën për 17 vite të hante të vjellat dhe jashtëshqitjen
President i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nuk mund të jetë kundër me qasjen aktuale të përfaqësuesit special të BE-së për dialogun e Kosovës me Serbinë.
Thaçi theksoi se dikur nuk ishte pajtuar me Lajçakun dhe sipas tij në atë kohë do të ishte kundër secilit me një qasje të tillë ndaj Kosovës.
“Unë e mbroj fuqishëm deklarimin tim të parë dhe të dytë. Pas takimit të fundit që kam zhvilluar me Lajçakun në Bruksel, mund të them se dialogu nuk ka alternativë. Është momenti që çështja e njohjes reciproke të hedhet në tavolinë, kot flasim për çështje të tjera përsëri do të vijmë aty. Nuk mund të jem kundër në këtë qasje aktuale por në atë kohë do të isha kundër secilit me një qasje të tillë aspak të mençur dhe aspak të drejtë me Kosovën”, ka deklaruar Thaçi.
Tutje ai tha se gjërat kanë evoluar dhe se tani është momenti që në tavolinën e bisedës të kemi mundësinë e njohes recpiroke.
“Kanë evoluar gjërat janë kuptuar gjerat më mirë. Përvoja ime në Kosovë është me e gjatë dhe më e thellë sesa e shumë të tjerëve që i marrin këto punë për periudha të shkurta kohore. Ne nuk duhet të futemi në një process rraspakpitës aspak dobiprurës. Është momenti që në tavolinën e bisedës të kemi mundësinë e njohes reciproke”, ka deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)