Kryeqendra e Evropës në alarm nga rritja e të infektuarve

  • E.K /
  • 19 October 2020 - 13:52
Kryeqendra e Evropës në alarm nga rritja e të infektuarve

Belgjika është njëra nga ato vende ku për momentin po përballet me valën e dytë të pandemisë, duke shtyrë qeverinë belge të ndërmarr masa të rrepta anti-covid, shkruan The Guardian.

Ministri i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke tha se Belgjika po humbet kontrollin dhe është shumë afër që i gjithë vendi të mbingarkohet me virus, ai njëkohësisht tha se populli belg duhet patjetër të ndryshojë sjelljen e tyre, dhe të filloj të respektoj masat që qeveria ka ndërmarr.

Ai në një intervistë per Agjencinë e Lajmeve RTL tha se kryeqyteti Brukseli tani për tani është një ndër zonat më të rrezikshme me infeksionin Covid-19, duke shtuar “Ne jemi rajoni më i prekur në të gjithë Evropën. Ne jemi vërtet afër një cunami që nuk e kontrollojmë më atë që po ndodh. Sot, ne ende mund të kontrollojmë atë që po ndodh, por me vështirësi të mëdha, stres, dhe panik. Nëse numri i rasteve të reja dhe shtrimit në spital rritet, atëherë për ne do të jetë shumë e vështirë që të kontrollojmë gjendjen në mbarë vendin. Qeveria ka vetëm një mesazh,  mbroni veten, mbroni të dashurit tuaj, në mënyrë që të mos dëmtoheni”.

Në Belgjikë nga e hëna të gjitha baret dhe restorantet do të jenë mbyllura, njerëzit do të lejohen të kenë vetëm një kontakt të ngushtë jashtë shtëpisë së tyre, katër mysafirë të ndryshueshëm çdo dy javë mund të vizitojnë të afërmit e tyre dhe kuptohet që duhet patjetër të mbajnë distancën.

Kryeministri belg Alexander De Croo deklaroj se gjendja tani është me rënd se gjatë muajit mars.

Ministri i Shëndetësisë tha se gjëja kryesore në këtë periudhë te vështirë është vetëm sjellja e njerëzve, ata duhet të kuptojnë se duhet të mbrojnë veten dhe të dashurit e tyre, prandaj ju lutem të respektoni distancën, mbani maskë, dhe nëse nuk ka distancë, infeksionet do të jenë të pa imagjinueshme . Të gjithë jemi përgjegjës për shëndetin tonë.

Belgjika deri më tani ka regjistruar rreth 222.253 raste me koronavirus dhe 10.413 vdekje, transmeton The guardian dhe Politico. 

(Kosova Sot Online)