Rusia do të hapë zyrën e ministrisë së mbrojtjes në Serbi për thellimin e marrëdhënieve ushtarake

  • A.P /
  • 20 October 2020 - 17:03
Rusia do të hapë zyrën e ministrisë së mbrojtjes në Serbi për thellimin e marrëdhënieve ushtarake

Rusia ka autorizuar ministrinë e mbrojtjes për të hapur një zyrë në Serbi, sipas një dokumenti qeveritar, teksa Moska tenton të zgjerojë lidhjet ushtarake me aleatin e saj tradicional të Ballkanit, pavarësisht se Beogradi po tenton të futet në BE.

Serbia muajin e kaluar pezulloi stërvitjet ushtarake me trupat e huaj për gjashtë muaj, duke përmendur presionin nga BE për t’u tërhequr nga stërvitjet e përbashkëta me Rusinë dhe Bjellorusinë, raporton Reuters.

Urdhri i qeverisë ruse, i datës 15 tetor dhe i nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin, tha se kreu i zyrës së propozuar do të ndihmojë në zgjidhjen e problmeve teknike dhe ushtarake mbi bashkëpunimin ruso-serb.

Marrëveshja, e nënshkruar nga të dy palët, do t’i jepte zyrtarit rus në Serbi të drejtën për të vizituar divizionet serbe që përdorin armë dhe pajisje ushtarake ruse.

Në një deklaratë të shkurtër më vonë të martën, ministria e mbrojtjes e Serbisë tha se “një procedurë ligjore që i paraprin përfundimit të marrëveshjes” tashmë ishte nisur.

Ushtria e Sërbisë, e cila përdor kryesisht teknologjinë e armëve ish-Sovjetike, ka blerë aeroplanë luftarakë MiG-29, si dhe helikopterë Mi-35, tanke T-72, bashkë me transportues të blinduar nga Rusia në vitet e fundit.

(Kosova Sot Online)