Tërbohen mediat serbe, RTS i referohet Kosovës si Republikë

  • E.K /
  • 21 October 2020 - 14:02
Tërbohen mediat serbe, RTS i referohet Kosovës si Republikë

Televizioni publik i Serbisë (RTS) në një shkrim që kanë publikuar rreth caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Podujevën dhe Mitrovicën e Veriut, i janë referuar Kosovës si Republikë.

“Presidenti i Republikës së Kosovës…”, thuhet në fillimin e përshkrimit që ky medium i ka vendosur artikullit.

Një gjë e tillë ka nxitur edhe reagimet e mediave të tjera serbe të cilat njihen për propagandë anti-shqiptare dhe qasje sistematike kundër Republikës së Kosovës.

“Skandali në RTS që e ngriti Serbinë në këmbë. Të gjithë janë në shok për shkak të kësaj gjëje të tmerrshme në lidhje me Kosovën në Shërbyesin Publik”, ka shkruar “Pravda”.

(Kosova Sot Online)