
Lexoni edhe:
Policja e ofendon dhe ia shkul flokët vajzës nga Prishtina: Ti me buzë të fryme a e din që me të ra virusi t’i qfryn buzët
Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë është marrë vendim që të mbyllet nga e hëna.
Rastet që janë paraqitur me koronavirus në këtë shkollë kanë bërë që të merret ky vendim.
Janë 16 nxënës dhe katër mësimdhënës që janë të infektuar, prandaj me vendim të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ky institucion kalon për dy javë të plota me mësim nga skenari A në skenarin C.
Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e shkollës, Vjollca Jupolli.
(Kosova Sot Online)