Arrihet Memorandum Bashkëpunimi me SHBA-të lidhur me sigurinë për rrjetin 5G

  • A.P /
  • 23 October 2020 - 22:19
Arrihet Memorandum Bashkëpunimi me SHBA-të lidhur me sigurinë për rrjetin 5G

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Nën Sekretarin e Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach për krijimin e rrjeteve të 5G.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Hardinaj – Stublla, përmes një postimi në Twitter uroi kryeministrin Hoti për arritjen e këtij memorandum.

Ajo tha se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të janë të bazuara në besim reciprok dhe partneritet strategjik. 

(Kosova Sot Online)