Iku nga burgu para tri ditësh, policia e arreston të denuarin

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 16:28
Iku nga burgu para tri ditësh, policia e arreston të denuarin

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se Policia ka arrestuar të burgosurin i cili kishte arritur të ikte nga burgu i Smrekonicës.

Në njoftimin e SHKK’së bëhet e ditur se i burgosuri V.K. kishte ikur para tri ditësh.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, i burgosuri, V.K, i cili më 26.09.2019 ishte larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicë (Institucion i tipit të hapur), është arrestuar nga policia. V. K , ishte i dënuar me një vit e dy muaj burgim për veprën penale; Vjedhje Pylli”, thuhet në njoftim.

V.K. është dërguar në burgun e Dubravës për ta vazhduar mbajtjen e dënimit.

“I njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit. Sipas Planit Operativ “Coronavirus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohet kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt”, thekson njoftimi.

(Kosova Sot Online)