Përmbytje, dëme dhe një viktimë, uragani “gjunjëzon” New Orleansin

  • A.P /
  • 29 tetor 2020 - 19:01
Përmbytje, dëme dhe një viktimë, uragani “gjunjëzon” New Orleansin

Uragani Zeta ka goditur New Orleansin, me shi dhe erëra të forta që shkaktuan përmbytje dhe shkatërruan ndërtesa e pemë.

Sipas autoriteteve, uragani ka shkaktuar një viktimë. Ai ishte një 55-vjeçar, që u godit nga rryma elektrike.

Disa pemë u rrëzuan dhe më shumë se 815,000 familje mbetën pa energji elektrike në Luiziana, Misisipi dhe Alabama.

Uragani solli mbylljen e restoranteve, kafeneve, dhe qendrave tregtare, ndërsa emergjencat civile paralajmëruan qytetarët për kujdes të shtuar.

Zeta kishte erëra të forta me shpejtësi deri në 110 km në orë, dhe është konsideruar si një uragan i Kategorisë së dytë, rreziku i të cilit pritet të vijojë dhe për disa ditë të tjera. 

(Kosova Sot Online)