Mbesa e Afrim Zhitisë shkruan letër rrëqethëse për dajën e saj

  • G.G /
  • 02 November 2020 - 13:46
Mbesa e Afrim Zhitisë shkruan letër rrëqethëse për dajën e saj

Mbesa e heroit Afrim Zhitia ja shkruar një letër prekëse për dajën e saj. Një letër dërguar nënës së saj, motrës së heroit me gjëra personale.

E titulluar ‘Mbesa kujton dajën-Tjetërqysh’, Jeta nga Leipzigu e cila thotë se nuk e ka njohur shumë dajën, por di shumë për të.

MBESA KUJTON DAJEN – TJETERQYSH

Për përvjetorin e rënjes se Afrim Zhitisë – i cili është nesër si dhe përvjetori i rënjes se Fahri Fazliut – i shkrova Mamit tim, motrës se tij, një letër. Është pak personale po ndoshta kjo nuk pengon gjatë leximit.

Leipzig, 01. Nëntor. 2020

E dashur Mam,

shpesh më kujtohet një fjali e jotja. „Kom abuzu me trishtimin tim“. Unë nuk e di a ke abuzuar a jo. Por dua ta ofroj një këndveshtrim tjetër.

Ka pas disa raste kur jam thelluar në ndjenja se m’ka prek ndonjë gjë thellë në shpirt, aty ku e shqyrtoj dinjitetin, virtytet, cfarë do të thotë të jesh njeri – dhe kam menduar Afrimin.

Sonte pashë Harry Potter 7 pjesën e dytë. Patjetër ty të shkon mendja që çdo herë që shoh Harry Potter dhe luften e tyre për liri, kaq të rinjë, nuk kam si të mos ju mendoj juve. „Juve“ jo vetëm ty dhe Babin, as vetëm ty dhe Afrimin, por të gjithë juve. Të gjithë.

Ka raste kur e ke mendjen e kthjellët, se ke punuar për një kohë të gjatë, e përqendruar, dhe je e lumtur që çdo gjë po shkon si pas deshirës tënde – ashtu si po ndjehëm unë tani. Në këto raste çdo njëri lot është i mirëseardhur. Se lindë brenda një mendje të vëmendshmë e cila nuk identifikohet me dhimbjën por e veshtron. Dhe në vend se të mposhtin, lotët ta çlirojnë shpirtin. Janë si një jastek në një shtrat të butë. Një çast i tillë duhet shfrytëzuar dhe porta që hapet duhet kaluar.

Patjetër që Harry Potter, për arsyjet që i përmenda më lartë, por edhe për të gjitha arsyejet tjera të cilat e bëjnë një rrëfim fenomenal, mi sjell lotët. E pashë deri në fund, pastaj u ula këmbëkryq, mbylla sytë dhe degjoja nga brenda. Më shkonin lotët dhe e ndjeja atë që për mua është „Afrimi“. Pyeta, a thua do vij një ditë që nuk do qaj më „për të“? (se ku i dihet për cfarë po qaj unë). Lejova lotët, ndjeva çlirimin, u mbështeta dhe më fortë mbi atë ndjenjë që për mua është ai njeri të cilin nuk kam njohur.

E gjithë kjo e përcjellur nga një ëmbelsi.

Shpejt kuptova. Çfarë ndjesie e bukur, t’ia lejosh vetës të mos jesh asgje për askënd. Të qash dhe të ndjesh që nuk duhet të dish asgje. Të qash dhe të ndiesh që nuk duhet ta gjesh asnjë zgjidhje. Të qash dhe të ndiesh që në këtë çast dikush tjetër e mbanë të gjithë botën për ty. Dikush do i gjej zgjidhjet. Dikush tjetër i di t’gjitha. Dikush të cilit do ia besoje jetën.

Ah!, mendova dhe qesha me sy të lagur. Ky është Afrimi. Kjo është ajo ndjenjë që më shfaqet nga thellësitë e shpirtit kur më duhet mua. Një ngushëllim i menyrës më të bukur. Një ngushëllim që jo vetëm thotë „do ia dalesh, je e fortë“, por për mua sot një buzëqeshje që thotë „ia ke dal, shif sa e fortë që je“.

Unë nuk e kam njohur, por nese ky ka qenë i tillë, patjetër që në momentët kur ti ke pas nëvojë ai aty ka qenë, edhe kur nuk ka qenë më në mesin e të gjallëve. Kush është më i mirë për t’ia dhanë lotët se një ideal i vetës sonë. Por ndoshta ti tashmë e ke zbuluar këtë.

E pikërisht këtu është dhe kulmi i realizimëve të mija. Aty duke ndierë „Afrimin“ brenda në shpirt dhe e qetësuar, duke parë dhomën në të cilen ndodhesha unë, vetëm unë, më vizitoj edhe një mendim tjetër. Ajo ndjesi, nuk ishte vetëm ndjesi, nuk ka qenë asnjëherë vetëm ndjesi, gjithmonë ka qenë një pjesë e identitetit tim. Dikur ishte një pjesë që kisha përballë. Një dikush qënien e të cilit nuk e kuptoja. Por deshiren për ta kuptuar nuk kam ndalur kurrë. Sot kuptova që një pjesë e madhe e ndjesisë e të qenurit Unë është ajo ndjesia që kishte emrin Afrim.

Unë sonte u mbështeta mbi vetën. Afrimi. Jeta. Dikush tjetër apo diçka. Nuk ka rëndësi. „A thua do vij një ditë që nuk do qaj më „për të“?“ Jo, se nuk kam qajtur asnjëherë „për të“. Por ai aty ka qenë kur unë kam pasur nevojë. Dhe do jetë aty çdo herë, se do jem unë, çdo herë.

Para një ore ka fillu Nëntori. Mein Lieblingsmonat.*

Te dua shumë, Mam.

Jetë

(Kosova Sot Online)