Banorët e Çellopekut të Tetovës shprehen të tmerruar nga sulmi në Vjenë

  • S.A /
  • 03 November 2020 - 16:20
Banorët e Çellopekut të Tetovës shprehen të tmerruar nga sulmi në Vjenë

Banorët e fshatit Çellopek të Tetovës shprehen të shokuar nga sulmi terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë, e që mban si kryeprotagonist Kujtim Fejzullahin, që vjen pikërisht nga ky fshat.

Banorët e këtij fshati i njohin prindërit e të riut dhe thonë se janë familje shumë e qetë dhe që nuk e kanë pritur diçka të tillë nga këta njerëz. Të riun thonë se nuk e njohin sepse, një kohë të gjatë, nuk e kanë parë të vjen në fshatin e tij të lindjes

“Shumë keq, shumë keq, keq është kjo nuk është dashur të ndodh por ai është i lindur atje por më keq nuk ka ku shkon, nuk e ka pritur askush këtë. Familjarë kanë qenë shumë nuk kanë bë dëm apo diçka asnjëherë”.

“Nuk e di si ka mund të ndodh kjo na ka habitur krejtve. Sepse kur e njeh familjen dhe nuk pret një gjë të tillë, dhe kur dëgjon çiftesh me këtë rast që ka ndodhur. Këtë nuk e bën një njeri familjar. Unë nuk e njoh atë djalin e ri përndryshe kjo është katastrofë.  Ka marrë në qafë njerëz të pafajshëm atje”.

“Katastrofë është kjo katastrofë është. Shumë e dhimbshme. Shokuese është kjo edhe për fshatin edhe për krejt neve”.

(Kosova Sot Online )