
Hoti arrin në presidencë për takimin me Osmanin

Kryeministri Avdullah Hoti ka arritur në presidencë, aty ku për pak minuta pritet të fillojë takimin me u.d e presidentit Vjosa Osmanin.
Takimi Hoti-Osmani vjen pak ditë pas tërmetit politik që ka shkaktuar Specialja në vend, duke arrestuar katër prej figurave më të rëndësishme politike të Kosovës që nga paslufta, e njëherisht edhe ish-anëtarë të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.
Pas konfirmimit të aktakuzës, Kosova ka mbetur pa president të vendit, pasi që Hashim Thaçi dha dorëheqje nga kjo pozitë.
Vjosa Osmani mund të qëndrojë si u.d. e presidentit për gjashtë muaj në rast se nuk arrihet të votohet një president i ri në seancë të Kuvendit.
Nëse as pas këtij afati nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
(Kosova Sot Online)