Covidi i merr jetën mësueses shqiptare

  • E. /
  • 13 November 2020 - 16:14
 Covidi i merr jetën mësueses shqiptare

Shqipëria hyn në ditën e tretë të humbjes së mësuesve prej Covid. Ashtu si e mërkura (3 vdekje) dhe e enjta, edhe këtë të premte ka ndërruar jetë prej koronavirusit një mësuese në shkollën 9 vjeçare ‘Liri Gero’ në qytetin e Fierit.

“Është shumë e trishtë për mua që sërish të jap mesazhin e ngushëllimit për një tjetër jetë mësueseje. Mësuesja e vyer Violeta nga Fieri, një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë, për familjen e saj, kolegët dhe nxënësit saj. Një hidhërim ky që duhet të na bëjë më të fortë, më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të çdo mase të domosdoshme për ta luftuar këtë virus të pabesë.Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe gjithë të njohurit e zysh Violetës! “-shkruajti Ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Deri më tani të paktën tetë mësues të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën.

(Kosova Sot Online)