![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Historianët e Deçanit i kërkojnë Hotit të publikojë marrëveshjen për rrugën
![Historianët e Deçanit i kërkojnë Hotit të publikojë marrëveshjen për rrugën](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/16/auto_r11605515191.jpg)
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan ka kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të publikojë marrëveshjen e arritur më 9 nëntor, në lidhje me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.
Kryetari i kësaj Shkodran Imeraj, tha se mospublikimi i kësaj marrëveshje lë të nënkuptohet se ajo është në dëm të banorëve e në favor të Manastirit të Deçanit.
Sipas tij, manastir më shumë kryen misione diplomatike si ambasadë ruse e serbe në Kosovë.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryeministrit Avdullah Hoti tha se me mbështetjen e komandantit të KFOR-it, gjeneral Michele Risi, u arrit marrëveshja për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e rrugëve, të cilat kalojnë nëpër Zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.
(Kosova Sot Online)