
Lexoni edhe:
Arban Abrashi infektohet me koronavirus
Një tjetër aksident ka ndodhur sot në Kosovë, ku një vetura ka goditur një këmbësor në fshatin Çikatovë e re të komunës së Drenasit.
“Rreth orës 16:00, në fshatin Çikatovë e re të Drenasit, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një automjeti në levizje dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori (i mitur 2009). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, ka bërë të ditur, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Arban Abrashi infektohet me koronavirusLexoni edhe:
Ahmeti ka thënë se aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident.
(Kosova Sot Online)