PSD kritikon LDK-në e VV-në: Koalicioni i shpresës thoshin në fushatë

  • A.P /
  • 19 November 2020 - 16:02
PSD kritikon LDK-në e VV-në: Koalicioni i shpresës thoshin në fushatë

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka ironizuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, pas debateve në seancën e sotme të Kuvendit.

“Koalicioni i shpresës” thojshin në fushatë. Përplasja e shpresës” sot”, ka shkruar ajo.

Nënkryetarja e kuvendit, nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e kritikoi sot kryeminsitrin Hoti për barazimin e viktimave shqiptare me të zhvendosurit.

Ky fjalim nxiti pastaj reagim nga kryeministri, i cili e vlerësoi atë një ndër fjalimet më të liga në kuvend.

Deputetja Nagavci reagoi duke e cilësuar si të lig dhe të dëmshëm nënshkrimin që kryeministri ka bërë në Uashington.

Ndërsa, edhe deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, reagoi duke kritikuar Hotin për trajtimin që po ja bënë të zhdukurve.

“Në të njëjtin paragraf ku kaq keq trajtohet tema e të pagjeturve, është vendosur tema e të zhvendosurve dhe refugjatëve, madje këta cilësohen si të zhvendosur përbrenda duke barazuar dy kategori që nuk mund të barazohen. Kjo formë e trajtimit të të zhdukurve e dëmton shumë procesin dhe kjo nuk është mënyra se si dialogohet”, tha ajo.

Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje ka pasur shumë kritika për qeverisjen Hoti, edhe për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Ata tashmë që një kohë janë duke kërkuar rrëzimin e Qeverisë Hoti.

(Kosova Sot Online)