Lexoni edhe:
PSD kritikon LDK-në e VV-në: Koalicioni i shpresës thoshin në fushatë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka mohuar se sot në Kuvendin e Kosovës ka pasur përleshje fizike mes deputetëve.
Sipas saj, kolegët e saj të partisë vetëm kanë tentuar ta qetësojnë situatën “sado që na kamera mundet me u pa ndryshe”
“Sa i përket kolegëve të mi, reagimi i tyre ke që mundohen ta qetësojnë situatën sado që mundet me u pa ndryshe në kamera”, tha Bogujevci para mediave.
PSD kritikon LDK-në e VV-në: Koalicioni i shpresës thoshin në fushatëLexoni edhe:
Tutje ajo tha se nuk e ka kuptuar reagimin e Arben Gashit, shefit të GP-së së LDK-së, ndaj saj.
“Të them të drejtën nuk e kuptova reagimin e kolegut Gashi krashi meje, edhepse u krijua një situatë e tillë…Nuk e di ma drejtoi gishtin, ma përmendi familjen, nuk e kuptova për çka e pati fjalën”, shtoi ajo.
“Filloi të tensionohet situata, gjatë gjithë kohës bërtitshin, u munduam ta qetësojmë situatën…Jo nuk pati përleshje fizike”, tha ajo.
Përplasja fillimisht ka nisur mes shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe deputetit të VV-së, Arbër Rexha. Më pas në këtë përplasje, janë përfshirë edhe deputetët e tjerë, nga të dy partitë.
(Kosova Sot Online)