
Lexoni edhe:
Ejupi: Nuk e kam vrarë Oliver Ivanoviqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dritan Selmanaj, ka thënë se nëse dështon kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje atëherë i humb kuptimi kësaj qeverie.
Selmanaj ka thënë se votimi i këtij projektligji duhet të ndodhë brenda një afati optimal.
“”Nëse nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbje atëherë i humb kuptimi qëndrimit të kësaj qeverie”, tha Selmanaj.
Ejupi: Nuk e kam vrarë Oliver IvanoviqinLexoni edhe:
“Ligji për Rimëkëmbje është krucial për këtë qeveri”, shtoi ai.
Gjithsesi Selmanaj ka përmendur edhe si arsye për moskalim të këtij ligji edhe mungesat e shumta të deputetëve në votimet dhe mos arritja e kuorumit të nevojshëm për tu hedhur në votim ligji.
Ligji për Rimëkëmbje ka 7 herë që dështon të kalojë në Kuvendin e Kosovës.
(Kosova Sot Online)