
Lexoni edhe:
Fauci jep përgjigje se kur do t’i heqim maskat
Në fillim të këtij muaji dhëndri i presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoëan, Berat Albayrak njoftoi dorëheqjen si Ministër i Thesarit dhe Financave të vendit. Pyetja që po bëhet më shpesh është nëse vendimi erdhi pas përkeqësimit të ekonomisë turke apo me probleme brenda familjes.
Albayrak njoftoi vendimin e tij në Instagram më 8 nëntor, duke thënë se ai po jepte dorëheqjen për arsye shëndetësore.
Dorëheqja nuk u raportua nga mediat kryesore të vendit me sa duket nga frika e një reagimi nga ana e Erdogan.
Fauci jep përgjigje se kur do t’i heqim maskatLexoni edhe:
Zyrës së Presidentit iu deshëm më shumë se 24 për të pranuar dorëheqjen e tij.
Njoftimi i Albayrak erdhi një ditë pasi Erdogan kishte shkarkuar Guvernatorin e Bankës Qendrore të Turqisë, Murat Uysal, 16 muaj pasi ai kishte marrë detyrën. Erdogan e zëvendësoi Uysal me një kritik të politikave të dhëndrit të tij.
Por pse është e rëndësishme dorëheqja e tij?
Fauci jep përgjigje se kur do t’i heqim maskatLexoni edhe:
Mediat e kanë parë Albayrak si një tradhëgimtar të Erdoganit. Ai u bë shembulli i parë në administratën 17 vjecare të Erdoganit që dha dorëheqje ‘për cëshjte personale’. Deri më tani të gjithë ministrat ose ishin shkarkuar ose ishin zhvendosur me dëshirën e Erdoganit.
Dorëheqjen akoma më të rëndësishme e bën fakti se Albayrak shihej si personi i dytë më i fuqishëm në vend.
Erdogan është në pushtet që nga viti 2003, fillimisht si kryeministër e pastaj si president që nga viti 2014.
Që kur Albayrak mori detyrën e ministrit ekonomia është ngadalësuar dhe lira turke është dobësuar, si pasojë e pandemisë.
(Kosova Sot Online)