
Lexoni edhe:
Spitali i Pejës: 14 të prekur me COVID-19 në gjendje më të rëndë
Disa raketa i kanë goditur zonat e banuara në mëngjesin e së shtunës në kryeqytetin Afgan, Kabul, duke lënë të vrarë së paku tre persona, ndërsa mbi dhjetë të tjerë janë plagosur.
Shpërthimet që ndodhën afër zonës diplomatike i aktivizuan alarmet e ambasadave dhe ndodhën vetëm dy ditë para një konference të rëndësishme të donatorëve për Afganistanin, që do të mbahet në Gjenevë të Zvicrës.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian, tha se gjatë sulmeve u vranë tre civilë dhe 11 të tjerë u plagosën. Sidoqoftë, një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se në spital janë dërguar pesë trupa dhe 21 të plagosur, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Arian tha raketat ishin montuar në një kamion të vogël nga terroristët dhe u lëshuan prej atij mjeti, duke shtuar se kanë filluar hetimet për të zbuluar se si arriti ky kamion të futej në qytet.
Disa banorë incizuan momente kur raketat e goditën qytetin dhe i publikuan pamjet në rrjetet sociale. Në internet po qarkullojnë disa fotografi ku shihen vetura të dëmtuara dhe një vrimë në anën e një ndërtese.
Spitali i Pejës: 14 të prekur me COVID-19 në gjendje më të rëndëLexoni edhe:
Talibanët, të cilët luftojnë kundër trupave qeveritare dhe që e kontrollojnë rreth gjysmën e territorit të Afganistanit, mohuan se janë të përfshirë në këtë sulm.
Pavarësisht zhvillimit të negociatave në Katar mes dy palëve të konfliktit, sulmet e grupeve ekstremiste në Afganistan janë shtuar.
Këtë muaj, disa persona të armatosur u futën në kampusin e Universitetit të Kabulit dhe vranë së paku 35 persona dhe plagosën mbi 50 të tjerë. Shumica e viktimave ishin studentë.
(Kosova Sot Online)