
Lexoni edhe:
Alarmante: 711 raste me COVID-19 në Kosovë brenda 24 orëve
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka thënë kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, se pasi ta fillojë punën në Shtëpinë e Bardhë, ajo do të ketë hapësirë në Zyrën Ovale, ku nuk ka qenë për më shumë se një vit.
“Në Zyrën time Ovale, mi casa, you casa (variant i shprehjes spanjolle, që d.m.th. shtëpia ime, shtëpia jote). Do të më nevojitesh”, i tha Bideni Pelosit duke e shikuar në sy gjatë një komunikimi shumë të shkurtër të cilin patën mundësi ta incizonin mediet. “Shpresojmë se do të kalojmë shumë kohë së bashku”, shtoi ai.
Alarmante: 711 raste me COVID-19 në Kosovë brenda 24 orëveLexoni edhe:
Të pranishëm në tavolinën me tryezë ishin edhe lideri i pakicës në Senat, Charles Schumer, dhe nënpresidentja e zgjedhur e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express. Të gjithë zyrtarët e lartë ishin me maska.
Ndonëse Bideni nuk e përmendi këtë fakt, mungesa e Pelosit në Shtëpinë e Bardhë është vërejtur në Uashington. Mungesa e saj ka qenë shenjë e përçarjeve dhe raporteve jo të mira mes demokratëve të Kongresit dhe presidentit në largim, Donald Trump.
Trumpi vazhdimisht e ka kritikuar dhe e ka sulmuar me fjalë zonjën Pelosi, e cila vitin e kaluar këmbënguli që kreu në largim i Shtëpisë së Bardhë të hetohej.
Në shkurt të këtij viti, pasi Trumpi e kishte përfunduar fjalimin në Kongres në Uashington, nuk ia zgjati dorën zonjës Pelosi, ndonëse ajo e bëri një gjë të tillë. Disa sekonda më pas, ajo u pa duke i shqyer fletët ku ishte i shkruar fjalimi i Trumpit.
(Kosova Sot Online)