Gjuajtje me armë zjarri në Vushtrri, intervenon Policia

  • A.P /
  • 24 nëntor 2020 - 22:22
Gjuajtje me armë zjarri në Vushtrri, intervenon Policia

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri pasi ishin përfshirë në një rast ku kishte të shtëna me armë zjarrin. Sipas Policisë ngjarja kishte ndodhur pas një zënke ndërmjet dy të dyshuarve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar për Express se nuk ka ndonjë person të lënduar dhe se është konfiskuar një psitoletë dhe një gëzhojë.

“Në orët e pasdites së sotme në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore me urgjencë i janë përgjigjur informacionit, me çrast në vendin e ngjarjes kanë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë. Bazuar në hetimet fillestare, ngjarjes dyshohet ti ketë paraprirë një zënkë ndërmjet dy të dyshuarve, ku më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë në ajër me armë zjarri, ku nga e shtëna me armë nuk raportohet për të lënduar. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë”, ka thënë Zahiti

Ai tha se të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës.

Pas procedurës së intervistimit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)