PDK premton ta finalizoj Spitalin e Podujevës

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 14:04
PDK premton ta finalizoj Spitalin e Podujevës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë, Naim Fetahu, së bashku me asamblistëtë të kësaj partie kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Gjatë kësaj vizite, Fetahu ka thënë se është për keqardhje që në krizën më të madhe shëndetësore në Podujevë, qytetarët nuk e patën një spital për tu trajtuar.

Sipas tij, faji është i tëri i Qeverisjes së dobët komunale të LDK-së, e cila qe 20 vjet nuk ka qenë në gjendje që t’i seguroj një spital Podujevës.

“Sivjet ne po përballemi me krizën më të madhe shëndetësore në dekada, me virusin COVID-19. Fatkeqësisht, shumë qytetarë tanë kanë vdekur, e mijëra të tjerë janë prekur nga ai. E asnjëri prej tyre nuk ka pasur mundësi që të trajtohet në Podujevë. QKMF-ja përveç që është në gjendje të keqe dhe pa staf esencial, nuk ka pasur as mbështetje më të madhe nga komuna apo qeveria nacionale për ta përballuar këtë krizë.”, ka thënë Fetahu.

Më tutje, ai ka thënë se gënjeshtra e LDK-së për funksionalizimin e spitalit po vazhdon edhe këtë herë.

“E keni parë edhe ju, tani ministri i shëndetësisë që vjen nga LDK-ja ka dalë me një propozim për ndërtimin e spitalit të Podujevës. Kjo përveç që është një keqpërdorim i pushtetit qendrorë për shkak të zgjedhjeve, është edhe një gënjeshtër e madhe të cilën LDK-ja e përdorë tani e 20 vjet.”, ka thënë Fetahu.

E ish ministri i shëndetësisë, tani sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ka treguar se gjatë mandatit të tij, ai ka nisur hartimin e projektit detal për Spitalin e Podujevës, por që fatkeqësisht ministrat pas tij nuk e kanë avancuar këtë projekt.

“Ne e kemi nisur hartimin e planit detal. Bashkë me SHSKUK-në kemi planifikuar edhe personelin shëndetësorë.

“Kemi nënshkruar edhe Memorandum me komunën për ndarjen e një parcele shtesë që të nisë ndërtimi i një spitali modern për Podujevën. Të gjitha përgatitjet i kemi bërë.”, ka thënë Ismaili.

Më tutje, ai ka shtuar se meqenëse ky projekt ka nisur me PDK-në, me PDK-në edhe do të përfundoj kur Naim Fetahu të zgjidhet kryetar i komunës.Aktualisht,

Komuna e Podujevës është duke funksionuar pa drejtor për shëndetësi dhe pa drejtor të përhershëm të QKMF-së, ndërkohë që është një ndër komunat me më së shumti raste të COVID-19 dhe pjesë e komunave në zonën e kuqe.

(Kosova Sot Online)