
Lexoni edhe:
Merret vendimi: Ndihma nga 50 dhe 100 euro për të infektuarit me koronavirus
Presidenti i Kinës Xi Jinping e ka uruar Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të SHBA, njoftoi media shtetërore kineze të mërkurën.
Presidenti Xi shpresoi për zhvillim “të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm” të marrëdhënieve Kinë-SHBA. gjatë një thirrje telefonike urimi të mërkurën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Kinës Xinhua, raportojnë mediet e huaja.
Xi tha se fitorja e tij nuk ishte vetëm në interesat themelore të njerëzve të të dy vendeve, por edhe tek pritja e përbashkët e bashkësisë ndërkombëtare.
Merret vendimi: Ndihma nga 50 dhe 100 euro për të infektuarit me koronavirus
Lexoni edhe:
Udhëheqësi kinez bëri thirrje që Kina dhe SHBA’ja të shmangin konfliktet dhe konfrontimet. Ai gjithashtu shpresoi që të dy kombet të mbështesin frymën e respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Xi i tha Bidenit se marrëdhëniet “e shëndetshme dhe të qëndrueshme” ishin “pritja e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar”, sipas një deklarate nga Agjencia Zyrtare e Lajmeve Xinhua.
Nënkryetari i Kinës Wang Qishan gjithashtu thirri Kamala Harris për ta përgëzuar atë që është bërë zëvëndëspresidente e zgjedhur e SHBA’së, tha Xinhua.
(Kosova Sot Online)