Shqiptaro-amerikanët themelojnë Kongresin Panshqiptar Amerikan

  • A.P /
  • 28 November 2020 - 18:07
Shqiptaro-amerikanët themelojnë Kongresin Panshqiptar Amerikan

Në këtë ditë të përvjetorit të 108 të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, aktivistët shqiptaro-amerikanë kanë njoftuar se është themeluar Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA). 

Sipas njoftimit KPA-ja është themeluar që me përkushtim të promovojë vlerat dhe interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, të përkrahë parimet demokratike dhe të mbrojë identitetin e shqiptarëve, sot dhe për brezat që vijnë.

“Kryesuar nga Bruno Ceka, veprimtar i spikatur shqiptaro-amerikan, KPA-ja ka zgjedhur Këshillin e Përkohshëm, që do të bashkërendohet dhe do të bashkëpunojë me komunitetin prej rreth një milion shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. KPA-ja uron të gjithë shqiptarët  dhe miqtë tanë në ShBA , Europë e gjetiu:
Gëzofshi festën e 28 Nëntorit! Paçi shëndet e lumturi!”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)