Daka: Rreth orës 21:00 do t’i japim rezultatet e para

  • A.P /
  • 29 November 2020 - 13:32
Daka: Rreth orës 21:00 do t’i japim rezultatet e para

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka thënë  se sonte rreth orës 21:00 mund të dalin me rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut.

Fakti se Podujeva dhe Mitrovica e Veriut janë komuna të vogla, Daka ka thënë se do të bëjë që fletëvotimet të numërohen më shpejt dhe po kështu, rezultatet të dihen më shpejt.

“Meqenëse -siç e thatë- kemi dy komuna jo të mëdha, shpresojmë që rezultatet do t’i kemi shumë shpejt. Diku rreth orës 21:00 besoj që do të fillojmë t’i japim rezultatet e para preliminare”, ka thënë Daka.

Ajo ka treguar se aktualisht dalja në zgjedhje në këto dy komuna është më e ulët krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të zgjedhjeve lokale në vitin 2017.

Paraprakisht, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë  se të drejtën për të votuar po e shfrytëzojnë edhe qytetarët e infektuar me COVID-19. 

(Kosova Sot Online)