Borrell: Jemi të lumtur që SHBA-ja ka ndihmuar, por BE-ja duhet ta zgjidhë problemin Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 01 dhjetor 2020 - 16:45
Borrell: Jemi të lumtur që SHBA-ja ka ndihmuar, por BE-ja duhet ta zgjidhë problemin Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell tha të martën se një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë duhet të kërkohet brenda një perspektive evropiane.

Në një konferencë që shënon dhjetë vjetorin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, ai theksoi se është krenar për rinisjen e negociatave të ndërmjetësuara nga BE-ja në fillim tëmandatitt të tij.

“Ne jemi të lumtur që Shtetet e Bashkuara donin të ndihmonin, por BE-ja është ajo që udhëheq dhe është përgjegjëse për këtë proces. Vetëm BE-ja mund të ofrojë perspektiva evropiane për këta njerëz. Ky problem duhet të zgjidhet brenda perspektivës wvropiane”, tha Borrell.

Borrell tha se ka ende “ndarje, plagë të thella dhe plagë emocionale të së kaluarës” në Ballkanin Perëndimor, por se rajoni “nuk mund të mohohet nga një perspektivë evropiane”.

“Ne nuk mund ta lejojmë veten të kemi një “stomak të butë” në zemër të Evropës”, tha Borrell.

Ai theksoi se Ballkani Perëndimor është një nga “përgjegjësitë më të rëndësishme të Evropës”.

“Nëse nuk jemi në gjendje ta zgjidhim problemin këtu, si mund të jemi një lojtar gjeopolitik në botë”, përfundoi Borrell. 

(Kosova Sot Online)