A do rrëzohet qeveria sot a nesër!

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 17:57
A do rrëzohet qeveria sot a nesër!

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë sot para mediave se nuk i intereson nëse do të rrëzohet qeveria sot apo nesër.

Ai është shprehur se halli i tij është që t’i del zot situatës me pandeminë Covid-19, të miratohet Projektligji për Rimëkëmbje e buxheti për vitin 2021.

“Unë nuk e kam hallin a rrëzohet nesër qeveria apo jo. Unë e kam hallin se si t’i dalim zot kësaj situate në menaxhimin e pandemisë, si ta miratojmë Projektligjin për Rimëkëmbje e buxhetin për vitin 2021”, ka thënë ai.

Hoti tha se si qeveri kanë treguar se si duhet të menaxhohet me institucionet e vendit.

“Ne jemi duke bërë punën tonë si qeveri, unë jam këtu duke i garantuar qytetarëve se jemi duke i dal zot qytetarëve. Ne kemi bërë një kthesë të madhe se si menaxhohen institucionet e vendit”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)