Historia e lisit që e përqafuan Kurti e Bulliqi

  • A.P /
  • 02 dhjetor 2020 - 16:04
Historia e lisit që e përqafuan Kurti e Bulliqi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe fituesi i zgjedhjeve në Podujevë, Shpejtim Bulliqi janë bëtë hit në rrjetet sociale pasi që u shfaqën duke e përqafuar një lis.

U ngritën shumë pikëpyetje se çka do të thotë ajo foto më atë lis.

Për historinë e lisit ka shkruar faqja zyrtare e fshatit Llugë në Facebook,

Postimi i plotë:

Foto e realizuar në fshatin Llugë në vendin e quajtur lisi i RRUSTEMIT (Rrustem Balës), ky lis prej shumë kohësh ishte vend takim i burrave të trevës se llapit dhe kuvendonin për çështje nga më të ndryshmet. Ndër burrat që kuvendonin ndër hijet e këtij lisi janë:

RRUSTEM BALA, HAKIF RIMANISHTA, RAMISH LLUGA, MEHMET DYZI, SHEQIR ZHITIA, SHABAN BULLIQI, OSMAN ZHITIA e shumë e shumë të tjerë, burra patriot dhe atëdhetar e të pashoq.

Ne Foto kemi burra që sot shpresën e vetme e kemi tek ata, burra si ALBIN KURTIN dhe SHPEJTIM BULLIQIN, të menqur e me vizion e që dijnë të vlerësojnë dhe të mbahen për trungu  tamam të palëkundur pavarsisht furtunave që u sillen vërdallë.

(Kosova Sot Online)