Kryeministri Hoti dhe koordinatorja e OKB-së nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit

  • A.P /
  • 03 December 2020 - 17:58
Kryeministri Hoti dhe koordinatorja e OKB-së nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Koordinatorja për Zhvillim e Agjencive të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, nënshkruan sot Kornizën e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik 2021-2025, midis Republikës së Kosovës dhe Agjencive të OKB-së në Kosovë.

“Këtë bashkëpunim të mirë po e thellojmë duke u përqendruar në fushat prioritare, si: qeverisje të përgjegjshme; shërbime dhe politika shoqërore gjithëpërfshirëse dhe jo-diskriminuese; zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës; kohezioni social dhe barazia gjinore, fuqizimi dhe angazhimi i shoqërisë civile”, theksoi Kryeministri Hoti.

Kryeministri Hoti, po ashtu vlerësoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Qeverisë dhe Agjencive të OKB-së në Kosovë, në luftën kundër Covid-19.

(Kosova Sot Online)