Nëna kishte frikë të dilte për shkak të Covid-19, foshnja i vdiq nga kequshqyerja

  • A.P /
  • 04 December 2020 - 23:12
Nëna kishte frikë të dilte për shkak të Covid-19, foshnja i vdiq nga kequshqyerja

Një vajzë një muajshe vdiq në spitalin Nocera, në zonën e Salerno pasi kishte mbërritur e paushqyer dhe në kushte shumë të rënda.

Vajza e vogël u shtrua në spital në njësinë e kujdesit intensiv neonatal.

Sipas gazetës “La Città di Salerno”, foshnja ishte kequshqyer pasi nëna, nga frika e koronavirusit, nuk kishte kërkuar ndihmë nga mjekët dhe refuzonte të dilte nga shtëpia.

Ditët e fundit, megjithatë, situata është përkeqësuar. Kur prindërit u paraqitën me fëmijën në urgjencën e spitalit Umberto I në Nocera të premten e kaluar, situata ishte tashmë e dëshpëruar.

Përpjekjet për ta shpëtuar ishin të padobishme: foshnja vdiq të enjten, ndërsa Prokuroria ka nisur edhe një hetim për çështjen.

(Kosova Sot Online)