
Lexoni edhe:
Elektorati rugovistë i LDK-së po lëvizë drejtë Vetëvendosjes, reforma e thellë në parti shpëtim i vetëm i mbijetesës për partinë e Isa Mustafës
Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media ka konfirmuar vrasjen e një personi në lagjen Dardania të Prishtinës. Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.
Deri më tani policia ka arritur të identifikoj të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Vetura në të cilën dyshohet se ndodhi krimi ndodhet në vendin e ngjarjes.
(Kosova Sot Online)