
Lexoni edhe:
Deti fundosi qytetin, stuhi e madhe pritet të vijë në Adriatik
Një person është vrarë mëngjesin e sotëm në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Policia ka identifikuar të dyshuarin, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, është bastisur banesa e tij, por nuk është gjetur as aty.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se është bastisur banesa e të dyshuarit.
“Policia ka kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit por i njëjti nuk është gjetur aty. Ndërkohë që është bërë edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe evidenca të cilat ndërlidhen me rastin në një perimetër më të gjerë teëhapsirës ku ka ndodhur ngjarja”, ka deklaruar Borovci.
Ai tutje thotë se në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një revole e cila dyshohet se është përdorur nga i dyshuari.
“Pak me tutje nga vendi i ngjarjes rreth100- 150 metra nga aty, ne nje kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet te jetë arma e përdorur nga i dyshuari”, ka thënë Borovci.
Ndërkohë, vrasja ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë. Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.
Deri më tani policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Deti fundosi qytetin, stuhi e madhe pritet të vijë në AdriatikLexoni edhe:
“Rreth orës 12:00 policia ka marrë informatën për rastin e ndodhur në rrugën, “Bashkim Fehmiu” në Prishtinë, dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”, kanë njoftuar nga Policia.
“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialistë për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik”, thotë njoftimi.
(Kosova Sot Online)