
Lexoni edhe:
Haradinaj i kundërpërgjigjet Isa Mustafës për çështjen e Presidentit
Një grabitje ka ndodhur në Podujevë, atje nën kërcënimin e armës janë grabitur para.
Pazarin e një dite më parë, ishte nisur ta deponoj në bankë.
Por, menaxheri i një marketi të madh në qytetin Podujevës nuk kishte arritur që ta bëjë një gjë të tillë.
Kjo pasi që në këtë zonë të qendrës së qytetit, një person nën kërcënimin e armës ia ka grabitur paratë.
Haradinaj i kundërpërgjigjet Isa Mustafës për çështjen e PresidentitLexoni edhe:
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilën thanë se kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një grabitje të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet që një i dyshuar nën kërcënimin e shkrepjes së armës i ka grabitur një vlerë të parave të gatshme një personi që atë moment ishte duke shkuar për të deponuar ato” thone nga Policia e Kosovës
Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.
Ndërkaq kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
(Kosova Sot Online)