
Lexoni edhe:
Aksident trafiku në Mazgit, lëndohen dy persona
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi pasditen e sotme një bisedë miqësore telefonike me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.
MPJ bën të ditur se ministrja Haradinaj-Stublla me këtë rast u interesua për përmbajtjen e një dokumenti të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi, në të cilin Kosova shfaqej me fusnotë.
Aksident trafiku në Mazgit, lëndohen dy personaLexoni edhe:
“Sipas informatave zyrtare që ka pranuar MPJD, përmes kanaleve diplomatike, fusnota ishte vendosur aty jo qëllimisht, si një gabim i cili u përmirësua shpejtë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Në bisedë me Ministren Haradinaj-Stublla, ambasadori Dinosha tha se është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi se bëhet fjalë për gabim teknik.
Aksident trafiku në Mazgit, lëndohen dy personaLexoni edhe:
“MPJ e Malit të Zi përmes një telefonate zyrtare më njoftuan se bëhet fjalë për një gabim teknik i cili u përmirësua dhe për të cilin është njoftuar tanimë edhe opinioni publik”, u shpreh Ambasadori Dinosha.
Shefja e diplomacisë kosovare, nga ana e saj, shpreh përkushtimin e Kosovës, përfshirë të kryeministrit, Avdullah Hoti dhe u.d Presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu, për intensifikim të bashkëpunimit me Malin e Zi, si një ndër vendet që ka njohur me kohë realitetin dhe shtetin e Kosovës.
(Kosova Sot Online)