
Lexoni edhe:
Tensione në Shqipëri: Protestuesit shkatërrojnë hyrjen e Kryeministrisë, policia hedh gaz lotsjellës
Një aksident ka ndodhur sonte në fshatin Shajkovc të Podujevës. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, një nga ta ka vdekur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Njoftojmë se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar në aksidentin që ka ndodhë në Shajkovc të Podujevës ka arritur në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.B (mashkull) 2001 e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka konfirmuar Borovci.
(Kosova Sot Online)