Dënohet me 5 vjet burgim gjakovari që e mbajti mbyllur për 3 ditë një vajzë dhe kreu marrëdhënie me të

  • A.P /
  • 11 December 2020 - 16:13
Dënohet me 5 vjet burgim gjakovari që e mbajti mbyllur për 3 ditë një vajzë dhe kreu marrëdhënie me të

Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit S. M., ashkali, shtetas i Kosovës sepse ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

I akuzuari S. M., është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet. Të akuzuarit në këtë dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 shkurt 2020. 

Po ashtu i akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet e procedurës penale prej katërqind e pesëdhjetë (450) euro, për dëgjimin e ekspertit të psikiatrisë shumën prej pesëdhjetë (50) euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej njëqind (100) euro si dhe shumën prej pesëdhjete (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar, është vërtetuar se i pandehuri në intervalin kohorë nga 2 shkurti deri më 5 shkurt 2020 në Gjakovë, pa pëlqimin e të dëmtuarës A. M., duke shfrytëzuar gjendjen e saj të ndjeshme, për shkak të aftësive të kufizuara mendore, qëndron me të dëmtuarën tri net radhazi në një barakë ku gjatë kësaj kohe në vazhdimësi ka kryer akte seksuale.

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Palët kane të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)