Pesë komuna dalin nga zona e kuqe, u hiqet ora policore

  • A.P /
  • 11 December 2020 - 16:28
Pesë komuna dalin nga zona e kuqe, u hiqet ora policore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se 5 komuna kanë dalë nga zona e kuqe.

Aktualisht në zonën e kuqe janë 16 komuna, ndërsa ende nuk u bë e ditur se cilat janë këto komuna që ende do të ballafaqohen me kufizim të lëvizjes.

Në zonën e verdhë janë 9 komuna, ndërsa në zonën e gjelbertë janë 13 komuna.

Zemaj tha se masat e marra për COVID-19 duhet të vazhdojnë me një inteNsistet të shtuar.

(Kosova Sot Online)