
Lexoni edhe:
Lufta klanore për pushtet po e margjinalizon edhe ndërkombëtarisht shtetin e ri të Kosovës
Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka lëshuar një letër adresuar mediave. Këtë letër, Zyra e Presidentit e ka quajtur deklaratë të përbashkët të ushtrueses së detyrës së presidentit Osmani dhe Ambasadori William Walker.
Në njoftim thuhet se Vjosa Osmani dhe William Walker biseduan personalisht për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre. Ata ranë dakord që të punojnë së bashku për të siguruar njohje të reja për Kosovën dhe për të avancuar sundimin e ligjit në vend.
Dje u raportua në media se Vjosa Osmani nuk ia ka vazhduar kontratën William Walkerit si këshilltar i presidentit.
Osmani kishte thënë se ajo kontratë ka skaduar. Ndërkohë që kontrata skandonte pas muajit dhjetor.
(Kosova Sot Online)