Kërcënim me armë në Ferizaj, grabiten para dhe një telefon

  • A.P /
  • 13 December 2020 - 10:24
Kërcënim me armë në Ferizaj, grabiten para dhe një telefon

Dy persona të panjohur kanë grabitur një telefon dhe para të gatshme nga një person tjetër në Ferizaj.

Policia njofton se grabitja ka është bërë nën kërcënimin e armës. Rastin në Polici e ka raportuar viktima.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës i ka grabitur një telefon dhe para te gatshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)