Lexoni edhe:
“LDK’së i ka mbetur vetëm logoja”, Ismet Beqiri tregon ku e ka vendin Vjosa Osmani
Një shpërthim është dëgjuar pak më herët në Leposaviq.
Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veri, Besim Hoti.
Ai ka thënë se dyshohet se është hedhur një mjet shpërthyes në shtëpinë e pa banuar të një qytetari, i cili është polic, në Policinë Kufitare.
“LDK’së i ka mbetur vetëm logoja”, Ismet Beqiri tregon ku e ka vendin Vjosa OsmaniLexoni edhe:
“Njësitet janë teren së bashku me njësitin e kriminalistikës dhe hetuesit rajonal. Ata janë duke punuar intensivisht dhe janë duke bërë kryerën e vendshikimit dhe proceduarat hetimore që do të ndiqen në vazhdim”, ka thënë Hoti.
Mediet raportojnë se shtëpia është e një pjesëtari të Policisë.
Hoti ka thënë se pas këtij sulmi asnjë person nuk është lënduar, për shkak se në shtëpinë që është sulmuar nuk ka qenë duke banuar askush. Pasi këtij sulmi janë shkaktuar dëme materiale, që për momentin nuk dihet vlera.
(Kosova Sot Online)