Policia arrestoi dy persona, tentuan të vjedhin brenda stadiumit në Vushtrri

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 21:49
Policia arrestoi dy persona, tentuan të vjedhin brenda stadiumit në Vushtrri

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi të njëjtit dyshohen për tentim vjedhje brenda stadiumit në Vushtrri.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Policia në Vushtrri, mbrëmë rreth orës 22:00, datë 14 dhjetor 2020, ka arrestuar dy persona të dyshuar për vepren penale “tentim vjedhje” arrestimi i tyre u bë mbi dyshime të arsyshme dhe provave të siguruara për tentim vjedhje e ndodhur brenda hapsirave të stadiumit në Vushtrri. Pas intervistimit dy të dyshuarit jan liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Zahiti.

(Kosova Sot Online)