Edi Rama nuk i do Kosovarët prandaj ka vendosur traun e Rrugës së Kombit

  • A.P /
  • 17 December 2020 - 18:05
 Edi Rama nuk i do Kosovarët prandaj ka vendosur traun e Rrugës së Kombit

Ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj, i ftuar në “ABC” u shpreh se trau dhe taksa e rrugës së Kombit është vendosur nga kreu i qeverisë Edi Rama për të penguar kosovarët të vijnë në Shqipëri.

“Shpreh një vlerësimin për personalitetin e Vjosa Osmanit e cila mbart një mesazh shumë të dobishëm për Kosovën. Është bërë rutinë theksimi i pagesës por kam idenë që vendosja e traut është vendosur për të penguar Kosovarët për të ardhur në Shqipëri.

Me sa duket nuk i do Rama kosovarët. Në asnjë vend të botës nuk ka edhe tra edhe taksë rruge të përfshirë në çmimin e karburantit. Duhet të hiqet njëra ose tjetra. Ne e paguajmë dyfish”, tha ai.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka premtuar se me ardhjen në pushtet një ndër vendimet e para që do të marrë do të jetë pikërisht heqja e taksës në Rrugën e Kombit.

(Kosova Sot Online)